Nga data 05 – 12.10.2022 do të bëhet mbyllja e përkohshme e një segmenti të rrugës urbane “Driton Islami” në Ferizaj

Drejtoria e Shërbimeve Publike dhe Emergjencës në komunën e Ferizajt njofton të gjithë qytetarët se nga data 05.10.2022 deri më datën 12.10.2022 do të bëhet mbyllja e përkohshme e një segmenti (pjese) të rrugës urbane “Driton Islami” te kryqëzimi me rreth-rrotullim me rrugën “Brahim Ademi”, konkretisht segmenti rrugor që kalon mbi binar hekurudhor të qytetit të Ferizajt, për shkak të punimeve që do të zhvillohen në rehabilitimin e pjesës Jugore të linjës hekurudhore 10 (Fushë Kosovë – Hani i Elezit). Rrugë alternative për qarkullimin e automjeteve në trafik nga data 05.10.2022 deri më datën 12.10.2022 mund të përdoren rrugët “Sali Çeku”, “Ismet Sopa” dhe rruga për rreth objektit të Stacionit Policor Ferizaj.

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Rahovecit vazhdon të rrit përkrahjen për kulturën, rininë dhe sportin

Kryetari i komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi i shoqëruar nga drejtori i Drejtorisë për …