Nga data 17 mars nuk do të ketë transport të udhëtarëve në vend, kompanitë transportuese protestojnë

Nga data 17 mars nuk do të ketë transport të udhëtarëve në vend, kompanitë transportuese protestojnë

Nga dita e mërkurë, më 17 mars nuk do të ketë transport të udhëtarëve urban dhe ndërurban në gjithë vendin për shkak të mos përmbushjes së marrëveshjes ndërmjet Shoqatës së transportit të udhëtarëve dhe Ministrisë së Infrastrukturës për subvencionin e operatorëve në këtë sektor. Kryetari i Shoqatës së transportit rrugor Ruzhdi Kurtishaj tha se sot Këshilli drejtues vendosi të mbaj protestë prej ditës së mërkurë të javës së ardhshme. “Me keq ardhje dua t’iu njoftoj se nga 17 mars ditë e mërkurë, kemi marr vendim për të hyrë në protestë-grevë për shkak të mos përmbushjes së marrëveshjeve ndërmjet shoqatës dhe qeverisë. Jemi nië sektori që kemi humbur mjaft në pandemi për shkak të gabimeve të menaxhimit të qeverisë me covid. Jem atakuar me vendime të qeverisë”, tha ai. Protesta do të vazhdon në forma të ndryshme, derisa të përmbushen kërkesat.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Sllovakia, është njëra  nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …