Nga sot deri më 10.01.2020, parkingu i komunës së Malishevës do të jetë në shërbim të mërgimtarëve

Kryetari i komunës së Malishevës Ragip Begaj, ka lëshuar Urdhëresën Administrative me të cilën urdhërohet drejtoria për administratë që të merr të gjitha masat administrative për ndalimin e parkimit të automjeteve private të zyrtarëve komunal në oborrin e komunës nga data 24 dhjetor 2019 deri më datë 10 janar 2020.

Parkingu në oborrin e komunës së Malishevës, gjatë kësaj kohe do të jet i rezervuar për automjetet e mërgimtarëve, të cilët marrin shërbim në komunën e Malishevës.

Për zbatimin e kësaj Urdhërese Administrative, do të kujdeset drejtoria për administratë të përgjithshme përmes shërbimeve të sigurimit të komunës së Malishevës.

Shërbimi i administratës nuk mund ti shfrytëzoi automjetet e të afërmve me tabele të huaja për parking gjatë orarit të punës.

Kjo urdhëresë hyn në fuqi përnjëherë.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Ramosaj me bashkëpunëtor vizituan Shkollën Fillore “Lan Selimi” në Lumbardh

Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj së bashku me nënkryetarin e Komunës, Sami Cacaj …