leoni

Nga data 6 shtator qytetarët e Kosovës nuk do të mund të hyjnë në Shqipëri pa kartelën e vaksinimit

Nga data 6 shtator qytetarët e Kosovës nuk do të mund të hyjnë në Shqipëri pa kartelën e vaksinimit

Komiteti Teknik i Ekspertëve ka dalë ditën e sotme në një konferencë për media, për të njoftuar me situatën me COVID-19. Pas rritjes së rasteve të reja me Covid dhe shtimit të humbjeve të jetëve, komiteti na ka njohur edhe masat e reja Anti-Covid që do të hyjnë në fuqi nga data 1 shtator. Duke vlerësuar situatën e deritanishme Komiteti ka vendosur marrjen e këtyre masave: Duke filluar nga 1 shtator ora policore nga 24:00-06:00 do shkojë në 23:00 -06-00. Nga data 6 shtator qytetarët të cilët do të hyjnë në Republikën e Shqipërisë nga të gjitha pikat kufitare duhet të paraqesin pasaportën e vaksinimit, ku data e vaksinimit të plotë të jetë jo më e vonshme se dy java nga data e hyrjes në kufi, testin PCR brenda 72 orëve ose testin e shpejtë brenda 48 orëve, ose provë të kalimit të SARS-Cov-2 të vlefshme deri në 6 muaj nga shërimi. Kjo është e vlefshme edhe për ata që kalojnë tranzit, ndërsa fëmijët deri në 6 vjeç nuk i nënshtrohen këtyre rregullave.

Kontrolloni gjithashtu

Ish-negociatorja, Edita Tahiri, dikur i nënshtrohej Serbisë në Bruksel, tani kërcënon me luftë

Edita Tahiri: Sulmi në Banjskë, pjesë e skenarit të Serbisë për destabilizimin e veriut

Edita Tahiri, ish-kryenegociatorja e dialogut Kosovë-Serbi, ka komentuar zhvillimet dhe prapaskenat pas sulmit në Banjskë. …