Nga dita e sotme dyqanet e produkteve ushqimore do të punojnë më orar të shkurtuar

Nga dita e sotme dyqanet e produkteve ushqimore do të punojnë më orar të shkurtuar

Rrjetet e dyqaneve me produkte ushqimore prej sot do të punojnë me orar 12-orësh, saktësisht prej orës 08:00 e deri në ora 20:00. Ky vendim është marrë nga Rrjeti i Shitësve me Pakicë për të cilin u tha se ka për qëllim kujdesin e shtuar për stafin e pikave të shitjes duke shkurtuar orarin e tyre të punës dhe lehtësimin e organizimit të transportit për ta. Ndryshe, marrë për bazë situatën në të cilën ndodhet vendi, Rrjeti i Shitësve me Pakicë njoftoi se po bëjnë maksimumin në mënyrë që të mos mungojë ushqimi dhe produktet bazike që kërkohen në këtë situatë. Rrjeti garanton furnizim të vazhdueshëm me produkte esenciale dhe ushqime, ndërsa kërkojë bashkëpunimin e qytetarëve që të respektojnë orarin e shitjes.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …