Sot hyjnë në fuqi masat e reja anti Covid-19 të marra nga Qeveria në detyrë e Kosovës. Qeveria në detyrë e Kosovës të martën ka miratuar masat e reja për parandalimin e përhapjes së pandemisë COVID-19, sipas të cilave lëvizja e lirë e qytetarëve dhe puna e operatorëve ekonomikë, qendrave tregtare, hotelerisë dhe gastronomisë do të jetë nga ora 05:00 deri në 20:00. Sipas këtyre masave, personat mbi 65-vjeç iu lejohet dalja jashtë shtëpisë vetëm gjatë orarit 6:00-10:00 dhe 16:00-19:00, ndërkaq jashtë këtij orari mund të dalin vetëm për nevoja emergjente dhe shëndetësore duke e dëshmuar me dokument përkatës nevojën për dalje jashtë këtij orari tek organi kompetent kontrollues. Vendimi hyn në fuqi më 23.12.2020, në orën 05:00 dhe vlen deri në një vendim tjetër, ka bërë të ditur Qeveria në detyrë e Kosovës.
