Nga dita e sotme në Shqipëri kanë hyrë në fuqi masat e reja kundër përhapjes virusit korona

Nga dita e sotme në Shqipëri kanë hyrë në fuqi masat e reja kundër përhapjes virusit korona

Nga sot në Shqipëri kanë hyrë në fuqi masat e reja kundër përhapjes së Covid-19 që mori Komiteti i Ekspertëve pak ditë më parë. Prej sot (6 shtator) asnjë qytetar shqiptar apo i huaj nuk mund të futet brenda territorit pa vërtetuar që nuk është i infektuar me coronavirus. Për ta dëshmuar këtë qytetarët duhet të kenë pasaportën e vaksinimit, ku nga data e vaksinimit të plotë të kenë të paktën dy javë, të kenë testin PCR negativ brenda 72 orëve ose testin e shpejtë të antigenit brenda 48 orëve ose të kenë provë të kalimit të infeksionit Sars-Cov2, të vlefshme deri në 6 muaj pas shërimit. Këto rregulla janë të vlefshme edhe për ata qytetarë të cilët kalojnë tranzit në Shqipëri. Fëmijët deri në 6 vjeç nuk i nënshtrohen këtyre rregullave.

Kontrolloni gjithashtu

Prokuroria e Lartë Publike në Beograd ka marrë në pyetje Millan Radoiçiqin, i cili mori përgjegjësinë për organizimin e sulmit në Banjskë

Gjykata lëshon letër-rreshtim ndërkombëtar për 42 të akuzuarit në rastin ‘Banjska’, përfshirë Millan Radoiçiqin

Gjykata Themelore në Prishtinë ka lëshuar letër-rreshtim ndërkombëtar për 42 persona të akuzuar në rastin …