Ushtruesi i detyrës së drejtorit të përgjithshëm të ShSKUK-së, Valbon Krasniqi, ka thënë se nga sot do fillojë të lirohet Klinika e Neurologjisë nga pacientët të cilët po trajtohen aty për koronavirus. Krasniqi thotë se qëllimi është të lirohen klinikat e tjera në të cilat aktualisht po trajtohen pacientë me COVID-19, të dërgohen në Klinikën Infektive dhe në atë të Pulmologjisë, ashtu që të rikthehet shërbimi për pacientë që nuk janë të infektuar. Ai thotë se pavarësisht se ka rënie të numrit të pacientëve që kërkojnë trajtim në QKUK, mbetet numër i rëndë i tyre në klinika. Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka treguar se po ka mungesë të anesteziologëve, por se me anë të rritjes së specializimeve së shpejti pritet t’i bashkohen një numër i atyre që kanë përzgjedhur këtë lëmi për specializim luftës për COVID-19. Ai po ashtu ka folur edhe për një trajtim të mundshëm me plazmë të gjakut. Ka thënë se MSH-ja do ta mbështesë këtë nëse profesionistët shëndetësorë e vlerësojnë se është trajtim i suksesshëm.
Kontrolloni gjithashtu
Ministri, Ejup Maqedonci, diskutoi përforcimin e sigurisë kombëtare me NATO-n për stabilitet dhe integrime
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka theksuar rëndësinë e forcimit të aspektit të sigurisë për …