Shërbimi Korrektues i Kosovës nga dita e sotme do të fillojë me hapat e radhës të lehtësimit të masave mbrojtëse ndaj COVID-19 në institucionet korrektuese. Në një komunikatë për media thuhet se do të fillojë me lejimin e vikendeve për dënuarit, e po ashtu për vizitat familjare do të lejojë dy persona të rritur dhe fëmijët. Gjatë vizitës së tyre, secili familjar është i obliguar të dezinfektohet në hyrje të institucioneve korrektuese, e po ashtu me vete të bartë edhe maskë mbrojtëse. Shërbimi Korrektues i Kosovës ka filluar lehtësimin e masave në bashkëpunim me Departamentin e Shëndetësor të Burgjeve. Ndryshe, ShKK njofton se do të mbajë të informuar opinionin publik dhe familjarët e të burgosurve rreth hapave në vazhdim.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …