NGA E MARTA NË ORA 10:00, MBYLLET PËR QARKULLIM RRUGA NACIONALE N 2, KAÇANIK-HANI I ELEZIT

Nëpërmjet një konference të jashtëzakonshme për media Ministria e Infrastrukturës, ka njoftuar se si pasojë e rrezikut që paraqet rruga nacionale N 2, Kaçanik – Hani i Elezit, do të mbyllet për qarkullim nga e marta (08.05.2018) në ora 10:00 deri në një vendim tjetër. Zëvendësministri i Infrastrukturës, Rexhep Kadriu, gjatë kësaj konference po ashtu ka dhënë detaje se cilat veprime do të ndërmerren në vijim sa i përket kësaj rruge. Kadriu ka thënë se në ditët në vijim do të bëhen matje të vazhdueshme nga ekspertët, në mënyrë që të dihet saktë se sa është lëvizja e terrenit në këtë segment rrugor, që të mund të merren masat e duhura në sanim të dëmit dhe për sigurinë e qytetarëve. Kadriu duke folur për alternativat e ofruara për qytetarët ka dhënë detaje se cilat rrugë do të mund të shfrytëzohen për qarkullim me vetura dhe cilat për kamionë. “Gjatë punës tonë në teren gjatë këtyre ditëve kemi hasur në një pjesë të kodrës  e cila bie në rrugën N 2, segmenti Kaçanik – Hani i Elezit dhe jemi njoftuar edhe  nga  mbikëqyrësi i Rajonit të Ferizajt se ka lëvizje të asaj pjese, me ç’rast bashkë me drejtorin e mbikëqyrjes së projekteve  kemi konstatuar gjendjen që në ditën e premte dhe kemi parë se situata është jashtëzakonisht serioze në atë pjesë. Mbrëmë me fillimin e reshjeve atmosferike, në atë segment plasaritja veçse është zgjeruar për disa centimetra, kështu që ne sot bashkë me të gjithë drejtorët i kemi rekomanduar ministrit Pal Lekaj, që të merret vendim për ndërprerjen e qarkullimit të veturave në aksin rrugor Kaçanik- Hani i Elezit. Ky vendim hyn në fuqi nesër në ora 10:00 dhe do të vazhdojë deri në sanimin e gjendjes.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …