Nga e mërkura duke filluar nga ora 07:00 rruga “Ibrahim Mazreku” do të jetë e pa kalueshme për automjete për shkak të punimeve

Njoftohen të gjithë qytetarët e Komunës së Malishevës dhe qytetarë të tjerë që udhëtojnë përmes qytetit të Malishevës, se nga dita e mërkurë, datë 22 shkurt 2023, duke filluar nga ora 07:00 (7/24h), rruga “Ibrahim Mazreku” nga Ura në qendër të Qytetit deri tek kryqëzimi i rrugës “Habib Berisha“ (minitranziti që fillon te LINDI CENTER), do të jetë e pa kalueshme për automjete, për shkak të fillimit të punimeve në fazën e dytë të projektit “Ndërtimi i Rrugës Ibrahim Mazreku” në qytetin e Malishevës. Për faktin se, realizimi i këtyre punimeve mund të paraqet vështirësi në zhvillimin e komunikacionit në rrugët e qyteti, Komuna e Malishevës fton qytetarët që lëvizin me automjete, t’i ndjekin me vëmendje tabelat udhëzuese që janë të vendosura në të gjitha rrugët hyrëse të qytetit të Malishevës, si dhe të përdorin rrugët alternative në mënyrë që ngarkesat e trafikut të jenë sa më minimale. Banorët të cilët kanë të ndërtuara shtëpitë e banimit në afërsi të rrugës së lartcekur, duhet që në bashkëpunim me organet komunale mbikëqyrëse, punëkryesin dhe policinë, të bëjnë zgjidhje të përkohshme në mënyrë që të kenë mundësi hyrje dalje (me automjete) në shtëpitë apo lokalet tjera përcjellëse të banimit, të ekonomisë së tyre familjare. Qarkullimi lejohet vetëm për rastet emergjente të autoambulancave, automjeteve zyrtare. Furnizimi i bizneseve nga operatorët ekonomik, bëhet me leje të veçantë nga Komuna dhe në konsultim me punëkryesin.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …