Blerim Malaj nga Strellci i Epërm babai i Ylberit 9 vjeçare, i shtriu dorën e pajtimit familjes se Zekë Lufaj nga Strellci i Ulët ku djali i tije më 23 Dhjetor 2015 aksidentalit kishte vrarë në qendër të fshatit Strellc i Epërm femiun 9 vjeçar Ylber Malaj.
Më një ceremoni të organizuar nga kryetari i komunës së Deçanit z.Rasim Selmanaj, në mënyrë institucionale këto dy familje i dhanë fund hasmërisë së tyre duke i shtrirë dorën e pajtimit njëra tjetrës.
I pari i komunës së deçanit z.Rasim Selmanaj , njëherit edhe njëri nder nismëtaret për pajtimin e këtyre dy familjeve tha se na ka bashku një ngjarje e veçante, akti i burrnisë i familjes Malaj nga Strellci i Epërm e cila ka vendosë që ta falë gjakun e birit të tyre 9 vjeçare Ylberit. Me këtë rast do të falënderoi të gjithë ata të cilët në një mënyre apo tjetër dhanë kontributin e tyre që në sot të jem bashkë në këtë akt burrërie tha Selmanaj.
Gani Malaj ani pse i emocionuar tha se ky raste për familjen tonë ka qenë jashtëzakonisht rast i rënd por ne si familje dhe farefisi ynë menduam që të shtrimë dorën e pajtimit dhe urojmë që raste të tilla të mos përsëriten kurrë. Ne familja Malaj në këtë raste gishtin e krimit e shndërruam ne dorë pajtimi shembull të cilin duhet ta ndjekin edhe familje tjera.
Imami Besim Halilaj nga fshatin Strellc i Ulët thanë se padyshim se para juve do të kërkoi hallallin konkretisht babës së Ylberit, Blerim Malaj .Të jeni të bindur se aq sa keni dhimbje ju si familje kemi edhe ne të gjithë. Familja Malaj e plotësoi edhe një ajet kuranorë më gjestin e tyre ku thuhet se ai që bëhet sebep me shpëtua një jetë ka shpëtua njerizimin dhe padyshim se sot më ketë gjest na ka shpëtua të gjithë duke len anash gjakmarrjen.
Ndërsa Haki Pajazitaj në emër të dy fshatrave falënderon njerëzit të cilët kanë punuar në ketë drejtim konkretisht kryetarin e komunës së Deçanit z.Rasim Selmanaj, që ne sot të bëhemi serish bashke në ditën më plot emocione ku nga sot e tutje këto dy familje më nuk do kenë hasmëri.
Gazetari Halil Mula duke i falënderuar të gjithë ata që kanë ndihmua për të përfunduar kjo çështje nder të tjera tha se, unë vi shumë shpesh nga USA për vizitë tek të afërmit e mi por për akte të tilla nuk kisha dashtë të vija asnjëherë. Por qofshi faqebardhë.
Mulla Ajni Ramadani tha se ky është akt i shenjt, Zoti i ndihmoftë të gjitha familjeve të cilët mendojnë mare e mirë për ketë popull që të mos mbesin të ngujuar nëpër shtëpi sikurse ka ndodh më herët. Zoti ju dhashtë shëndet këtyre dy familjeve.