Që nga paraqitja e rasteve të para me COVID-19 në Kosovë (13 mars) e deri tani me virus janë infektuar 518 pjesëtarë të Policisë së Kosovës, shtatë prej tyre kanë ndërruar jetë. Zyra për media e Policisë së Kosovës bënë të ditur se aktualisht raste aktive janë 186 zyrtarë policor. Ndryshe, numri i personave të infektuar me COVID-19 në Kosovë ka arritur në 12 mijë e 547, ndërsa 8 mijë e 657 prej personave të infektuar janë shëruar, kurse janë regjistruar 480 raste të vdekjes. Aktualisht, raste aktive janë 3 mijë e 410. Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë, ka kërkuar nga qytetarët që të respektojnë masat mbrojtëse pasi që virusi është ende aktiv.
Kontrolloni gjithashtu
Ministri, Ejup Maqedonci, diskutoi përforcimin e sigurisë kombëtare me NATO-n për stabilitet dhe integrime
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka theksuar rëndësinë e forcimit të aspektit të sigurisë për …