Nga gjithsej 84 kandidatët që konkurruan për Akademinë ushtarake të Maqedonisë nuk u pranua asnjë shqiptar

Nga gjithsej 84 kandidatët që konkurruan për Akademinë ushtarake të Maqedonisë nuk u pranua asnjë shqiptar

Dekani i Akademisë Ushtarake të Maqedonisë, Orçe Popovski  ka bërë të ditur se në konkursin e majit, 12 nga gjithsej 84 kandidatët e paraqitur ishin shqiptarë, por asnjëri prej tyre nuk u pranua, shkruan Alsat-M. Nga gjithsej 27 që u thirrën të testohen në psiko-test për herë të dytë, u paraqiten 14 kandidatë, mes të cilëve vetëm 5 shqiptarë. Megjithatë kandidatët u ankuan se ishin penguar të hynin sërish në test nga anëtari i komisionit, Petre Ristevski. Kandidatët të cilët duan të jenë pjesë e arsimit të lartë ushtarak duhet fillimisht ta kalojnë psiko-testin në mënyrë elektronike dhe pastaj të marrin “dritë jeshile” nga kontrolli që u bëjnë anëtarët e komisionit. Pavarësisht premtimeve të kryeministrit Zaev për barazinë e shqiptarëve, sipas marrëveshjes së Ohrit të gushti të vitit 2001, shqiptarët vazhdojnë të diskriminohen dhe të mos pranohen, apo të pranohen në një numër simbolik në organet e Shtetit, ushtrisë e sigurisë.

Kontrolloni gjithashtu

zamira.hyseni@uni-pr.edu

Visar Ymeri kritikon Albin Kurtin për kontroll mbi mendimin qytetar dhe mungesë të interesit për nevojat reale

Analisti politik Visar Ymeri ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e …