Përveç kryeministrit, Ramush Haradinaj, nga Gjykata Speciale është ftuar edhe shefi i Shtabit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Bislim Zyrapi. Lajmi është konfirmuar edhe nga Bislim Zyrapi. Ai e ka konfirmuar te jet ftuar nga Gjykata Speciale për intervistim, si të gjithë të tjerët. “Gjykata Speciale është e Kosovës dhe nuk kam pse të japë dorëheqje, sepse vetëm intervistim është. Gjykata Speciale është e Kosovës. Jam ftuar vetëm për intervistim. Nuk ka asnjë aktakuzë kundër askujt nga Gjykata Speciale” ka thënë në mes tjerash shefi i Shtabit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Bislim Zyrapi.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …