Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mbajti konferencën e dytë për mbarëvajtjen e procesint të votimit në katër komunat në veri për shkarkimin e kryetarëve. Nga deklaratat e kryetarit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi u mësua se që nga hapja e vendvotimeve e deri në ora 11.00, në katër komuna kanë votuar 85 qytetar. “Sipas të dhënave në këto katër komuna numri i qytetarëve që kanë votuar deri në orën 11:00 është si vijon: Leposaviq 46 votues, Zubin Potok 7 votues, Zveçan asnjë votues, në veri të Mitrovicës 32 votues”, tha ai në mes tjerash. Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi ju bëri thirrje qytetarëve që të dalin dhe të votojnë nëse janë pro apo kundër shkarkimit të kryetarëve në katër komunat në veri.
