Nga KKSB-ja, Qeveria të merret me çështjen e vendkalimit kufitarë ose të përballet me protestën e qytetarëve të Hanit të Elezit dhe mbylljen e kufirit

Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi i komunës së Hanit të Elezit mbanë mbledhjen e rregullt për muajin Maj. Anëtarët e këshillit për rendë të ditës shqyrtuan:

  1. Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar

  2. Gjendja e përgjithshme s sigurisë në Komunë

  3. Informatë mbi situatën me pandeminë Covid-19

  4. Të ndryshme

Me punën e Këshillit udhëhoqi kryetari i Komunës së Hanit të Elezit Rufki Suma.

Pas miratimit të procesverbalit nga mbledhja e kaluar, këshilli shqyrtoi gjendjen e përgjithshme të sigurisë në komunë. Në raportin e tij, Komandanti i stacionit policorë në Han të Elezit, Toger Nuhi Dema tha se muaji Maj mundë të vlerësohet i qetë dhe stabil, pa ndonjë rast të cenimit të rëndë të qetësisë publike. Ai tha se gjatë këtij muaji janë raportuar gjithsej 10 raste, prej të cilave 3 raste janë cilësuar si dhunë familjare. Edhe nga policia e vijës së gjelbër, situata vlerësohet e qetë dhe stabile. Zyrtari Policorë nga kjo njësi Afrim Mustafa tha se gjatë muajit Maj nuk janë raportuar raste të cenimit të rregullave kufitare. Mirëpo ajo që u vlerësua si shqetësim i madh i banorëve të komunës së Hanit të Elezit ishte gjendja në vendkalimin kufitarë, përkatësisht bllokada e vazhdueshme e cila shkaktohet në qasjen drejt shumë vendbanimeve të komunës, përkatësisht thuaja se gjysmës së territorit të Komunës së Hanit të Elezit. Sipas anëtarëve të KKSB-së edhe pse për këtë problem janë informuar të gjitha organet përgjegjëse, mosveprimin e tyre e konsiderojnë injorim të një problemi jetik për afër 5000 banorë të komunës. Andaj anëtarët e KKSB-së nga ky takim ftuan të gjithë përgjegjësit nga Qeveria e Kosovës dhe Ministritë përkatëse që pa as një vonesë të zgjidhin këtë problem, ndryshe do të përballen me protesta dhe bllokim të vendkalimit kufitarë nga banorët e Komunës. Në takim u vlerësuan si shumë shqetësuese edhe rastet e shpeshta të rrahjes grupore të të rinjve në të cilat janë të përfshirë edhe nxënësit e shkollave. Ajo që mbetet shqetësuese është që në këto raste janë të përfshirë individë të njëjtë si pjesëmarrës apo si nxitës të konflikteve. Për më tepër për disa nga ata janë inicuar procedura gjyqësore, mirëpo për asnjërin nga ata nuk ka vendime, gjë që nga anëtarët e KKSB-së u kërkua nga gjykatat që këto raste të trajtohen me urgjencë dhe prioritet dhe përgjegjësit të marrin dënimet e merituara para se të ndodhë ndonjë incident më i rëndë.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …