Tanja Fajon

Nga kushtet kryesore për pranimin e Serbisë në BE është normalizimi i marrëdhënieve me Kosovën, thotë Tanja Fajon

Anëtarja e Parlamentit Evropian, Tanja Fajon tha sot se është e rëndësishme që dialogu midis Beogradit dhe Prishtinës të vazhdojë, duke deklaruar se status quo-ja  nuk është e tolerueshme, as e mirë, as për asnjë palë. Ajo shfaqi shpresën e saj që një zgjidhje të gjendet sa më shpejt që të jetë e mundur dhe dialogu të rifillojë pas zgjedhjeve të Kosovës. Serbia, thotë ajo, është po aq e përgjegjshme sa Kosova dhe duhet të ruajë këtë atmosferë që dialogu të vazhdojë. Ajo shtoi se qëllimi përfundimtar i dialogut ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës është të arrihet një marrëveshje gjithëpërfshirëse për normalizimin e marrëdhënieve, e cila, sipas saj është një nga kushtet kryesore për pranimin e Serbisë në BE.

Kontrolloni gjithashtu

Zëvendës ndihmës sekretari amerikan i Shtetit, Philip T. Reeker do të vizitojë so Shqipërinë

Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit

Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …