Nga nesër fillojnë ligjëratat në shkolla e Malishevës, për mbrojtje nga EHKK  

Drejtori i Drejtorisë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në komunën e Malishevës, Hajdin Berisha, ka bërë të ditur, se duke filluar nga nesër, e premte 15 prill, do të fillojnë ligjëratat vetëdijesuese në shkollat e Komunës së Malishevës, për mbrojtje nga Ethet Hemorragjike Krime Kongo (EHKK). Këto ligjërata, mbahen në kuadër të zbatimit të strategjisë kombëtare për luftimin dhe parandalimin e EHKK.

Sipas drejtorit Berisha, ligjëratat në shkollat e Komunës së Malishevës, do të mbahen nga punëtorët shëndetësor të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) “Dr.Shpëtim Robaj” në Malishevë, ndërsa këto ligjërata do të fillojnë këtë premte në shkollat fillore në Pagarushë, Astrazup, Carrallukë (sh.f.m.u. “Imer Krasniq) dhe Llozicë.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …