Qendra e Studentore shpallë konkursin për pranimin e studentëve për banim në konvikte dhe për ushqim në mensë

Nga nesër hapet konkursi për pranimin e studentëve të Universiteti të Prishtinës “Hasan Prishtina” në Qendrën e Studentore

Nga nesër (e mërkurë) do të hapet konkursi për pranimin e studentëve të Universiteti të Prishtinës “Hasan Prishtina” në Qendrën e Studentëve. “Qendra e Studentëve e Universitetit të Prishtinës shpallë konkursin për pranimin e studentëve për banim në konvikte dhe për ushqim në mensë, për vitin akademik 2017/2018. Konkursi do të jetë i hapur prej datës 06.09.2017 deri më datën 14.09.2017”, është thënë në njoftimin për medie të Drejtorisë së Qendrës së Studentëve.

Studentët të cilët do të aplikojnë për strehim dhe ushqim në Qendrën e Studentëve, aplikimin mund ta bëjnë përmes sistemit online, në adresat zyrtare të QS, uebfaqes qs.rks-gov.net dhe profilit zyrtar në “Facebook” Qendra e Studentëve – Prishtinë. Qendra e Studentëve e Universitetit të Prishtinës këtë vit do të pranojë rreth 4000 studentë, për të cilët ofron strehim, ushqim si dhe hapësirat për lexim, studim, sport dhe aktivitete tjera të ndryshme. “Mënyrat e përzgjedhjes së kandidatëve të cilët do të fitojnë të drejtën për strehim dhe ushqim do të bëhet në bazë të kritereve të përcaktuara me konkurs. Çmimi do të jetë 35 euro për muaj (20 euro banimi, 15 euro ushqimi)”, është thënë në njoftimin e Drejtorisë së Qendrës së Studentëve.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …