Të paktën 27 persona janë vrarë dhe 75 të tjerë janë plagosur pas një shpërthimi në pjesën qendrore të Ankarasë. Lajmin e ka bërë të ditur zyra e guvernatorit të Ankarasë. Një veturë e mbushur me eksploziv e ka shkaktuar shpërthimin, thuhet në njoftimin e autoriteteve të qytetit. Njëzet e tre veta kanë humbur jetën në vendin e shpërthimit, në Güvenpark, ndërsa katër të tjerë kanë vdekur rrugës për në spital, kanë thënë zyrtarët. Përgjegjësinë për sulmin e kanë marrë militantët kurdë.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …