Nga një shtatori qytetarëve të Kosovës do t’iu shtohet një kosto shtesë financiare me rastin e regjistrimit të automjeteve. Ata do të detyrohen të paguajnë pesë euro shtesë për tikeketën ngjitëse. Kjo pasi Ministria e Infrastrukturës dhe kompania ‘Auto Control Kosova’, ka nënshkruar marrëveshje për ofrimin e tiketës ngjitëse me qëllim të konfirmimit të kontrollimit teknik të automjeteve. Sipas marrëveshjes qytetarët obligohen të pajisen me tiketa ngjitëse pas regjistrimit të automjeteve të tyre. Zëvendësministri, Hysen Durmishi, ka thënë se këto do të ndihmojnë për anëtarësim në kartonin e gjelbër.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …