Nga një sulm izraelit në një shkollë në veri të Gazës janë vrarë të paktën 22 persona dhe shumë të tjerë janë plagosur, ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë së Gazës. Sipas ministrisë, 30 të tjerë u plagosën në sulmin ndaj shkollës në zonën Zeitoun të Gazës. Shumica e viktimave ishin gra dhe fëmijë. Ende nuk është e qartë në cilin spital janë dërguar të vdekurit dhe të plagosurit. Fushata e Izraelit në Gaza ka vrarë të paktën 41.000 palestinezë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë së Gazës, e cila nuk bën dallim në shifra midis luftëtarëve dhe civilëve, njofton Radio Evropa e Lirë.
Kontrolloni gjithashtu
Eugen Cakolli kritikon qasjen e LDK-së: Hezitimi për formimin e institucioneve është i gabuar
Hulumtuesi i KDI, Eugen Cakolli, ka kritikuar qëndrimin hezitues të LDK në raport me formimin …