leoni

Nga një sulm kardiak ka vdekur kompozitori i njohur shqiptar, Aleksandër Lalo

Nga një sulm kardiak ka vdekur kompozitori i njohur shqiptar, Aleksandër Lalo

Kohë më parë shkrimtari dhe publicisti i njohur, Albert Zholi  kishte zhvilluar një intervistë me mjeshtrin e madh Aleksandër Lalo, e cila u botua në “Albanian Free Press” dhe në Radion-Kosova e Lirë.

Në intervistën e tij. Lalo mes tjerash kishte veçuar: Problemi i parë i muzikës shqiptare është se mungon kritika muzikore. Jo vetëm kritika muzikore, por edhe kritika letrare”. Një vlerësim të tillë për situatën ku gjendet muzika shqiptare sot e bën për “Albanian Free Press” gjatë një interviste të posaçme vetë kompozitori i njohur, Aleksandër Lalo, sipas të cilit,  sot nuk ka askund vepra shqiptare. “Pse? Sepse nuk u jepet prioritet. Globalizmi kuptohet keq, se sot mund të prodhosh gjithçka pa hapësirë. Por jo çdo gjë që shtypet në piano, duhet të dalë në skenë. Brezi që kaloi dhe pedagogët e mi kishin një autocensurë”, pohon gjithashtu ai. Duke u prononcuar më tej edhe në lidhje me polifoninë që e cilëson si një vlerë të padiskutueshme të kulturës shqiptare, e si e tillë, për të duhet të investojë shteti. “Më shumë kam shpresë tek individët që e kanë pasion, sesa tek shteti që është indiferent. Është krim të humbasë polifonia shqiptare”, apelonte tani i ndjeri, Aleksandër Lalo.

Aleksandër Lalo ishte kompozitor shqiptar i cili ka kompozuar për filma të njohur të kinematografisë shqiptare. Ai lindi më 27 prill të vitit 1949, në Tiranë dhe vdiq më 19 nëntor 2017. Rrjedh nga një familje me origjinë nga Leskoviku. Gjatë konkurrimit me kompozimet e tija në festivale ka arritur vende meritore. Meloditë e tij janë të mrekullueshme.

Krijimtaria:

Tingujt e harresës (1996) (TV)

Historiani dhe kameleoni (1989)

Treni niset më shtatë pa pesë (1988)

Dy herë mat (1986)

Fjalë pa fund (1986)

Asgjë nuk harrohet (1985)

Fushë e blertë fushë e kuqe (1984)

Era e ngrohtë e thellësive (1982) (TV)

Një vonesë e vogël (1982)

Shi në plazh (1982)

Shtëpia jonë e përbashkët (1981)

Thesari (1981)

Gëzhoja e vjetër (1980)

Nusja (1980)

Vajzat me kordele të kuqe (1978)

Tomka dhe shokët e tij (1977)

Dimri i fundit (1976)

Emblema e dikurshme (1976) (TV)

Duke kërkuar 5-orëshin (1974)

Odiseja e tifozëve (1972)

Të shoh në sy(1986)

Një gjeneral kapet rob (1980)

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …