Sot në Turqi u mbajtën zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare. Pas votimit, i cili ka kaluar pa akte dhune dhe me një pjesëmarrje të jashtëzakonshme të votuesve, në numërimet e para, bëhet e ditur se kryetari i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan ka fituar bindshëm kund dy rivalëve të tij të opozitës. Nga 35 për qind të votave të numëruara, presidenti aktual i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan, kryeson me 54%, ndërsa Kemal Kiliçdaroglu me 40.00%. Kryetari turk Rexhep Tajip Erdogan është në avantazh me rivalin e tij kryesor dhe dy të tjerët në garën e vendit me 85 milionë banorë, raporton noa.al.n. Qendrat e votimit u mbyllën në orën 16.00, Ndërsa më parë ndalohej të dilnin rezultatet e para orës 21 turke ose 19 shqiptare, Këshilli i Lartë Zgjedhor i Turqisë ka vendosur të heqë ndalimin e raportimit të rezultateve të zgjedhjeve. Këto vlerësohet se janë zgjedhjet më të rëndësishme presidenciale dhe parlamentare në Turqi në tridhjetë vitet e fundit.