Janë numëruar 90 për qind e vendvotimeve të përgjithshme në tërë territorin e Kosovës. Nga numërimi i këtyre vendvotimeve, Lëvizja Vetëvendosje po prinë dukshëm me 47,94 për qind, apo mbi 362 mijë vota. E dyta vazhdon të jetë Partia Demokratike e Kosovës, e cila deri tani ka marrë 17,44 për qind të votave, apo mbi 132 mijë vota. E treta është Lidhja Demokratike e Kosovës, e cila ka 13,22 për qind apo pak mbi 100 mijë vota. AAK është e partia e katër me 7,44 për qind apo mbi 56 mijë vota. Ndërsa, Nisma duket se nuk po e kalon pragun sipas votave të numëruara deri tani.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …