Nga numërimi i deri tashëm i votave, del se Partia Socialiste ka fituar tri bashki. Autoritetet zgjedhore kanë njoftuar se Partia Socialiste ka fituar garat për kryetar bashkie në Elbasan, Kamëz dhe Vorë. Nga votat e numëruara, mësohet se në Elbasan, ka fituar kandidati i Partisë Socialiste, Gentian Llataj, duke mposhtur kundërkandidatin nga koalicioni “Bashkë Fitojmë”, Luçiano Boçi. Në Kamzë ka fituar kandidati socialisti Rakip Suli, i cili fitoi mbi 60 për qind të votave, ndaj kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Arjan Hoxhën. Në Vorë, me mbi 75 për qind të votave të fituara, socialisti Blerim Shera mposhti rivalin nga opozita, Indrit Hoxha.
