Partia Socialiste është pranë një fitoreje historike, kjo dallohet qartë pas numërimit të mbi 20% të votave. Teksa janë numëruar 1357 nga 5362 kuti në të gjithë Shqipërinë, PS udhëheq me mbi 50.33% të votave, e ndjekur nga PD me 27.74% të votave dhe LSI me 15.35% të votave. Ndërsa PS ka një rritje në vota në krahasim me 4 vite më parë, e kundërta ndodh me PD që është rrudhur në shifra në këto zgjedhje. Ndërkohë që në Parlament duket se do të jetë edhe PDIU, edhe pse bazuar në numërimin e deritanishëm do të ketë më pak përfaqësues në Parlamentin e ardhshëm.
Bazuar tek numërimi deri tanishëm, rezulton se projeksioni për ndarjen e mandateve është ky:
PS – 75 mandate
PD – 41 mandate
LSI – 20 mandate
PDIU – 3 mandate
PSD – 1 mandat