Auditori i Përgjithshëm ka konstatuar se gjatë vitit 2019, 271 punëtor të komunitetit serb kanë marrë paga nga Qeveria e Kosovës pa qenë fare në vendin e punës. Në Raportin e Auditorit të Përgjithshëm thuhet se dhjetë ministri të Qeverisë së Kosovës kanë shpenzuar gjatë vitit 2018, mbi 1 milionë euro për punonjës, që nuk kishin punuar as edhe një ditë të vetme. Edhe pse nuk dolën në punë, 271 punëtorë që vijnë nga komuniteti serb, i morën pagat me rregull nga buxheti i Kosovës. Kjo ka bërë që buxheti i vendit të dëmtohet në vlerë prej 1 milionë e 294 mijë e 222 euro. Punësimi i tyre derivon prej marrëveshjes së Brukselit dhe vendimit të Qeverisë në vitin 2015, për shuarjen e së ashtuquajturës “Mbrojtje civile”, në veriun e Mitrovicës, duke i pozicionuar zyrtarët serbë nëpër pozita të caktuara nëpër ministri të ndryshme të vendit.