leoni

Nga pasojat e një termeti të fuqishëm që ka goditur Meksikën kanë gjetur vdekjen të paktën 150 qytetarë

Ekipet e shpëtimit po përpiqen të gjejnë të mbijetuar, pas tërmetit me magnitude 7,1 ballë të shkallës Rihter, që goditi Meksikën Qendrore duke shkaktuar dhjetëra të vdekur, qindra të plagosur dhe dëme të konsiderueshme materiale. Departamenti i Mbrojtjes Civile ka bërë të ditur se tëë paktën 150 persona, përfshirë 21 fëmijë kanë vdekur’’,’Rreth 55 persona humbën jetën në shtetin e Moralesit, 50 në Meksiko Siti, 32 në shtetin e Pueblas, 10 në Meksiko Stejt dhe tre në Guerrero. Presidenti meksikan, Enrikue Pena Nieto deklaroi ndërkohë se shumë persona gjenden ende nën ndërtesat e rrëzuara. Sipas Agjencisë meksikane të Sizmologjisë pas tërmetit u regjistruan 11 pasgoditje.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi njofton zyrtarisht: Vazhdimi i seancës konstituive më 23 prill 2025 nga ora 10:00

Kuvendi i Kosovës ka njoftuar zyrtarisht se seanca konstituive do të vazhdojë, më 23 prill …