Një përplasje ballë për ballë mes dy trenave që po udhëtonin në drejtime të kundërta por në të njëjtin binar është verifikuar në Pulia të Italisë. Mediat lokale flasin për 20 persona të vdekur dhe 34 të plagosur, ndërkohë që skuadrat e zjarrfikësve po punojnë për të nxjerrë nga rrënojat personat e bllokuar dhe dyshohet që mund të ketë të tjera viktima. Sipas autoriteteve lokale, 4 të plagosur janë në gjendje të rëndë. Bilanci fillestar fliste për 11 viktima, por zyrtarët u shprehën të vetëdijshëm se ai mund të rëndohej. “Besoj se ka shumë të vdekur”, deklaroi më herët komandanti i seksionit të Rojave Ubrane të lokalitetit të Andrias, Rikardo Zingaro. “Ka qenë një përplasje ballore në një binar të vetëm, disa vagonë janë shkatërruar dhe ekipet e shpëtimit po nxjerrin trupat e bllokuar. Druhem se ka ende të vdekur, por ka edhe shumë të plagosur”, tha zyrtari. Incidenti ka ndodhur në një fshat mes lokaliteteve Ruvo dhe Korato. Nga rrënojat ekipet e shpëtimit kanë nxjerrë një fëmijë fare të mitur, që për fat të mirë ka qenë ende në jetë dhe është transportuar me helikopter në spital.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …