Ministrat aktualë të Vetëvendosjes në Qeverinë Kurti do të mbesin pa poste e jashtë Kuvendit, meqë nuk janë deputetë

Nga Qeveria Kurti kanë thënë se në bisedimet me Serbinë nuk do të diskutohet për reciprocitetin

Duke folur për temat e diskutimit në takim e ardhshëm në Bruksel mes palcës së Kosovës dhe asaj të Serbisë, nga Qeveria Kurti kanë deklaruar se gjatë këtyre bisedimeve nuk do të diskutohet për reciprocitetin. Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu ka deklaruar se vendimet janë të institucioneve të Kosovës dhe të parapara edhe në marrëveshjet e kaluara të Brukselit, andaj nuk mund të jetë temë e diskutimit. “Për agjendën e takimit do t’ju njoftojmë me kohë. Vendimet për targa dhe dokumente për hyrje-dalje janë vendime të qeverisë, që janë të parapara edhe në marrëveshjet për të cilat palët janë dakorduar në të kaluarën, andaj ato nuk mund të jenë temë diskutimi e këtij takimi” ka deklruar për “Kosovapres” zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu.

Kontrolloni gjithashtu

Edita Tahiri: Qeveria e re duhet të udhëhiqet nga opozita për të dalë nga kriza

Ish-zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, ka reaguar pas dështimit të dytë për konstituimin e Kuvendit, …