Nga reshjet e dendura që po vazhdojnë disa ditë me radhë, mijëra hektar janë përmbytur në veriun e Shqipërisë

Nga reshjet e dendura që po vazhdojnë disa ditë me radhë, mijëra hektar janë përmbytur në veriun e Shqipërisë. Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile bëri të ditur se si pasojë e prurjeve të shumta, vazhdon shkarkimi i kontrolluar në kaskadën e Drinit me 300 metër kub për sekondë. Sasia e madhe e ujit ka bërë që afër 1 mijë e 800 hektar tokë bujqësore të mbulohet nga uji, nga të cilat 1 mijë e 220 hektarë në qarkun e Shkodrës, ndërsa pjesa tjetër në qarkun e Lezhës. Përveç kësaj, në thellësi të Shkodrës, reshjet e mëdha të borës kanë shkaktuar vështirësi tjera. Rruga Bogë-Theth është e bllokuar si pasojë e orteqeve dhe ndërhyrja është e pamundur. Ndërkohë, duke u bazuar në të dhëna për motin, Ministria e Mbrojtjes së Shqipërisë ka paralajmëruar se edhe në vazhdim pritet të ketë reshje shiu, çka mund të përkeqësojë situatën edhe më tutje.

Kontrolloni gjithashtu

Mesazhi i Pashkëve Katolike: Nuk duam vetëvrasjen e kombit

Besimtarët e krishterë po urohen nga autoritetet më të larta për Festën e Pashkëve

Autoritetet më të larta të vendit, kanë uruar besimtarët e krishterë për Festën e Pashkëve. …