Nga rreth 100 milionë banorë sa i ka Vietnami vetëm një ka vdekur nga virusi korona

Nga rreth 100 milionë banorë sa i ka Vietnami vetëm një ka vdekur nga virusi korona

Burimet botërore që raportojnë nga Vietnami konfirmuan se një pacient i infektuar me coronavirus, ka vdekur. Kjo është viktima e parë e raportuar në këtë vend me 97 milionë banorë. Vietnami ka pasur sukses në menaxhimin e situatës me coronavirus, pasi ka mbyllur kufijtë dhe ka aplikuar një strategji të karantinës dhe testimit masiv. Ky vend ka regjistruar vetëm pak qindra raste në mars dhe prill dhe ka kaluar gati 100 ditë pa asnjë rast të ri, edhe pse ka kufi të gjatë me Kinën, vendin e origjinës së coronavirusit. Por, javën e kaluar, një shpërthim i rasteve në Da Nang, qytet turistik në bregdet, ka shkaktuar alarm, pasi origjina e tyre nuk është identifikuar ende. Autoritetet po përpiqen ta ndalojnë shpërthimin dhe kanë dërguar personel shtesë mjekësor në Da Nang. Në kryeqytetin Hanoi është rritur numri i testimeve, ndërsa janë ndaluar tubimet. Në gjithë vendin, numri i rasteve ka arritur në 509. Në aspektin global, ndërkaq, coronavirusi ka prekur mbi 17 milionë njerëz. Prej tyre, mbi 670 mijë kanë vdekur, ndërsa mbi 10 milionë janë shëruar. Virusi korona nuk e ka prekur as Korenë  e veriut dhe rreth 20 vende të tjera të botës, kryesisht vende të vogla dhe të izoluara.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …