Nga shtatë të prekurit me COVID-19 në komunën e Hanit të Elezit, gjashtë rezultojnë të shëruar

Në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë ritestuar shtatë banorët e Komunës së Hanit të Elezit të prekur nga virusi Korona.

Nga rezultate me të cilat është njoftuar kryetari i Komunës Rufki Suma, njoftohet se pas dy testimeve të cilat janë bërë bazuar në standardet e IKSHPK-së, gjashtë banorë të komunës rezultojnë negative ndërsa njëri pozitiv.

Ti gëzohemi të gjithë këtij lajmi pozitiv dhe të urojmë që edhe rasti i fundit të shërohet sa më shpejtë, ka thënë kryetari Suma.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …