leoni

SPSPK: Puntorët e sektorit privat po përballen me mungesa të masave mbrojtëse por shumë prej tyre edhe po largohen nga puna

Nga situata e shkaktuar nga pandemia mijëra punëtor kanë mbetur pa punë

Nga të dhënat e Administratës Tatimore të Kosovës mësohet se nga situata e shkaktuar nga pandemia, mijëra punëtor kanë mbetur pa punë. Rreth 95 për qind e bizneseve kanë raportuar se kanë zvogëlim të shitjeve si rezultat i rënies së kërkesës. Kjo ka bërë që bizneset të mos inkasojnë të hyra të mjaftueshme e kjo ka ndikuar mandej edhe në uljen e vendeve të punës. Nga të dhënat e Administratës Tatimore të Kosovës mësohet se mbi 1 mijë e 600 punëtor kanë deklaruar se kanë mbetur pa punë gjatë pandemisë. Por, ky numër mund të jetë edhe më i madh pasi një pjesë e madhe e tyre nuk janë deklaruar nga kompanitë. Sipas Fondit Monetar Ndërkombëtar, Kosova do të ketë rënie ekonomike prej 3-5 për qind, që i bie humbje të 30 deri 50 mijë vendeve të punës.

Kontrolloni gjithashtu

Pjetër Shala

Gjykata Speciale refuzon kërkesën e Pjetër Shalës për mosparaqitje në seancën e shpalljes së Urdhrit për Zhdëmtim

Gjykata Speciale ka njoftuar se Trupi Gjykues ka refuzuar kërkesën e Mbrojtjes për të lejuar …