Nga sot Avokati i Popullit, Hilmi Jashari takon individualisht secilin qytetarë që lajmërohet për takim më të në zyrën e tij

Nga sot Avokati i Popullit, Hilmi Jashari takon individualisht secilin qytetarë që lajmërohet për takim më të në zyrën e tij

Qytetarët e interesuar sot prej orës 10:00 mund të takojnë Avokatin e Popullit, Hilmi Jashari. Në këto takime, Avokati i Popullit takon në mënyrë individuale secilin qytetarë që lajmërohet për takim, duke u respektuar parimin e konfidencialitetit, që të parashtrojnë ankesat e tyre për shkeljet eventuale apo t’i drejtohen për këshilla, në rast të shkeljes së të drejtave të njeriut nga autoritetet publike. Avokati i Popullit ka kompetenca për t’i hetuar ankesat e pranuara nga çdo person fizik apo juridik, duke përfshirë veprimet apo mosveprimet që paraqesin keqpërdorim të autoritetit, lidhur me pohimet për shkeljen e të drejtave të njeriut të parapara me kushtetutë, ligje dhe akte të tjera, si dhe me instrumentet ndërkombëtare për të drejtat e njeriut dhe veçanërisht me Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut. Takimi me qytetarët do të mbahet në Zyra e Institucionit të Avokatit të Popullit në ndërtesën e Komunës së Pejës.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …