Vendimi i Bankës Qendrore të Kosovës për shtrenjtimin e sigurimit të automjeteve për 26%, ka nisur të zbatohet nga sot prej kompanive të sigurimeve. Primi për sigurimin e veturës 1.8 (centimetër kub) që ka qenë 130 euro, tani prej sot është 164,62 euro ose 34.62 euro më shumë se që ishte deri dje. Derisa, drejtues të kompanive të sigurimit nuk janë deklaruar për këtë. Ndaj këtij vendimi për shtrenjtimin e sigurimeve, janë shprehur të shqetësuar edhe drejtues të Odës së Afarizmit të Kosovës, të cilët konsiderojnë se rritja e tarifave në regjistrimin e makinave me arsyetimin e falimentimit të një kompanie sigurimi nuk është arsyetim. Sipas tyre, BQK nuk duhet t’i vihet në barrë biznesit dhe qytetarëve. Ndërsa, për të shtunën, më 23 nëntor janë paralajmëruar dy protesta kundër rritjes së çmimit për sigurimin e automjeteve në Prishtinë.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …