Nga sot kjo do të jetë polica e re kufitare

Byroja Kosovare e Sigurimit (BKS) njofton se nga sot (e hënë 20.3.2023) ka hyrë në përdorim polica kufitare, e cila mbyll ciklin e ndryshimeve të policave që janë bërë në këtë Institucion.  

Në fillim BKS-ja kishte ndryshuar policën TPL, me pastaj TPL Plus dhe tash në fund është bërë dizajnimi i policës kufitare.  

Drejtori i BKS-së, z.Sami Mazreku ka njoftuar se policat që tashmë janë në funksion janë të një standardi të lartë si në aspektin vizual, ashtu edhe në atë të sigurisë . 

Mazreku ka thënë se janë duke punuar në vazhdimësi që në një të ardhme të shpejt të eliminojnë në tërësi kopjet fizike të policave.  

Kontrolloni gjithashtu

Doli nga shtypi libri: “Kosova në Kapërceyll të Historisë” i autorit Qazim Berisha

Qazim H. Berisha, një emër i njohur në fushën e letërsisë dhe publicistikës shqiptare. Tani …