Nga sot qytetarët malishevas mund ta kontaktojnë komunën me thirrje pa pagesë

Në kuadër të realizimit të objektivave dhe rritjes së transparencës, e lehtësimit të komunikimit me qytetarë, Komuna e Malishevës nga sot e ka të hapur linjën e thirrjes pa pagesë për të gjithë qytetarët, të cilët mund ta kontaktojnë komunën gjatë orarit të punës, nga ora 08:00-16:00. “Jam i kënaqur që sot e kemi hapur edhe linjën telefonike për thirrje pa pagesë, për të gjithë qytetarët, të cilët kanë nevojë të kontaktojnë komunën, për çështje të ndryshme. Rritja e transparencës dhe rritja e komunikimit me qytetarët, është një prej objektivave dhe qëllimeve që kemi, unë si kryetar dhe ne të gjithë si qeveri komunale”, ka thënë kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, me rastin e hapjes së linjës për thirrje pa pagesë për qytetarët, të cilët kanë nevojë të kontaktojnë komunën.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …