Kryeministri shqiptar, Edi Rama dhe ministri i Jashtëm në detyrë Gent Cakaj udhëtojnë sot drejt kryeqytetit të Sllovakisë, Bratislavës për marrjen e presidencës së OSBE. Lajmin e bëri me dije vetë kryeministri në mbledhjen e jashtëzakonshme të qeverisë për situatën pas-tërmet. Ndërkohë të shtunën, Rama do të fluturojë drejt Stambollit për të marrë pjesë në konferencën e donatorëve të organizuar nga presidenti turk Erdogan. “Shqipëria merr presidencën e OSBE dhe do të kem një ngarkesë plus për të drejtuar OSBE-në dhe duhet të shkojë sot në Bratislavë për të marrë detyrën. Dhe direkt nesër do të shkojë në Stamboll në takimin që ka organizuar kryetari Erdogan me investitorë dhe biznesmenë. Besoj se do të kthehem me çadra me vete. Por duhet menaxhuar sa më mirë kjo logjistikë. Ka vlerë të madhe për të qenë pjesë e gjithë logjistikës sonë në vijim”, deklaroi Rama.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …