NGA SOT SHËRBIME MJEKËSORE NË SHTËPI PËR QYTETARËT E RAHOVECIT

Viti nisi mbarë. Nga sot e tutje, në Rahovec do të funksionojë shërbimi i ri mjekësor “Kujdesi Shtëpiak”, i cili do ta lehtësojë marrjen e trajtimit shëndetësor për të moshuarit dhe ata me sëmundje të rënda, të cilët e kanë të vështirë mobilitetin deri te QKMF-ja apo QMF-të. Një mjek dhe dy infermierë do të jenë në lëvizje për të ofruar shërbime anembanë Rahovecit nga ora 07:00 deri në 21:00, dhe përveç shërbimeve të tjera ekipi mobil do të bëjë edhe testime rapide për COVID-19, sipas vlerësimit të mjekut. Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi ka thënë se, jam shumë i gëzuar qe me nisjen e vitit të ri 2022, e nisëm edhe përmbushjen e premtimeve të fushatës së para pak muajve. Kujdesi Shtëpiak, që nisi së ofruari sot, ishte njëri prej premtimeve tona në programin qeverisës. Shpresoj që qytetarët e Rahovecit të kenë sa më pak nevojë për këtë shërbim dhe të kenë shëndet të mirë gjatë vitit që sapo ka nisur.

 

Kontrolloni gjithashtu

Homazhe në nderim të heroit të kombit Salih Çekaj në Deçan dhe heroit Shefqet Mustafaj në Gllogjan

Kryetari i komunës së Deçanit, z. Bashkim Ramosaj përmes një postimi në facebook, ka njoftuar …