Nga sulmet ajrore izraelite, të kryera gjatë natës, janë vrarë të paktën 19 palestinezë

Sulmet ajrore izraelite, të kryera gjatë natës, kanë lënë të vrarë të paktën 19 persona, në mesin e të cilëve edhe shumë fëmijë. Radio Evropa e Lirë bënë të ditur se sulmet izraelite përfshijnë një sulm në orët e para të së dielës në një shtëpi në qytezën Deir al-Balah, ku u vra gruaja me gjashtë fëmijët e saj. “Një sulm ajror në qytezën Xhabalija goditi dy banesa, duke vrarë dy burra, një grua dhe vajzën e saj, ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë në Gazën e udhëhequr nga Hamasi. Një tjetër sulm, afër qyteti jugor Han Junis la të vrarë katër pjesëtarë të një familjeje, përfshirë dy gra, sipas spitalit Naser.

Kontrolloni gjithashtu

LDK paralajmëron kallëzim penal ndaj anëtarëve të qeverisë për shkelje kushtetuese

Shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Hykmete Bajrami, njoftoi se partia e saj do të …