Nga sulmet ajrore të koalicionit ushtarak të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë vrarë të paktën 42 civilë sirianë. Qendra e sulmeve kishte ndodhur në lagjet e populluara dendësisht në qytetin Raqqa, ka bërë të ditur një grup monitoruesish, në këtë qytet ku luftimet nuk kanë të ndalur. Në mesin e të vrarëve janë 19 fëmijë dhe 12 gra, ka thënë Mbikëqyrësi Sirian për të Drejtat e Njeriut për Agjencinë e lajmeve Frans Press. Llogaritet se në dy muajt e fundit, në Raqqa janë vrarë mbi njëmijë civilë sirianë.
