Në sulmet ajrore ruse në Siri gjatë muajit të kaluar kanë humbur jetën 27 civilë, përfshirë edhe tetë fëmijë dhe tri gra, që është numri më i vogël qëkur Moska ka nisur fushatën e sulmeve ajrore në Siri, njoftoi të martën Observatoriumi sirian për të drejtat e njeriut. Observatoriumi pohon se në sulmet ajrore janë vrarë më shumë se 12.000 sirianë, duke përfshirë 5.000 civilë, por këto fakte Moska i mohon, duke theksuar se qëllim i saj është sulmi ndaj grupeve terroriste, bëjnë të ditur agjencitë e huaja të lajmeve.
