Nga sulmet izraelite në Gazë janë vrarë 22 persona, shumica prej të cilëve fëmijë e gra. Shërbimi i emergjencave i Ministrisë së Shëndetësisë në Gazë tha se 11 gra dhe dy fëmijë ishin në mesin e 22 personave që u vranë gjatë një sulmi në orët e vona të së shtunës në Beit Lahija në veri të Gazës. Kjo ministri tha se edhe 15 persona u plagosë, duke shtuar se numri i viktimave mund të rriten. Shumica e viktimave ishin nga tri familje, njofton Radio Evropa e Lirë. Izraeli kryen sulme ajrore çdo ditë në mbarë Gazën, që kur Hamasi – grupi palestinez i shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – sulmoi Izraelin më 7 tetor 2023, duke vrarë afër 1.200 persona dhe duke rrëmbyer afër 250 të tjerë. Nga ofensiva izraelite në Gazë janë vrarë më shumë se 42 mijë palestinezë.
Kontrolloni gjithashtu
Visar Ymeri kritikon Albin Kurtin për kontroll mbi mendimin qytetar dhe mungesë të interesit për nevojat reale
Analisti politik Visar Ymeri ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e …