Komuna e Hanit të Elezit i informon qytetarët e sajë se nga dita e sotme, për marrje të vaksinës kundër COVID-19, përmes platformës e-Kosova termine mund të caktoj edhe kategoria e qytetarëve të moshës mbi 40 vjeç. Në të njëjtën kohë termine mund të caktojnë edhe kategoritë të cilat më herët janë përfshirë në procesin e vaksinimit kundër COVID-19 si:
➡ Personat me sëmundje kronike pa dallim moshe (me dëshmi mjekësore);
➡ Qytetarët që i takojnë ndonjërit nga profesionet si: Punëtorë shëndetësorë; Mësimdhënës, Forcat e sigurisë (Policia dhe FSK), pjesëtarët e Këshillit të Sigurisë së Kosovës; pjesëtarët e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, pjesëtarët e Autoritetit Civil të Kosovës, zjarrfikësit;
➡ Qytetarët të cilëve u kërkohet vaksinimi nga Ambasadat për udhëtim jashtë vendit (për çështje të vizave).
➡ Zyrtarët publikë;
➡ Zyrtarët e Agjencionit të Aviacionit;
➡ Agjencia Shtetërore e Navigimit Ajror;
➡ Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari”;
➡ Zyrtarët doganorë;
➡ Gazetarët;
➡ Gastronomia.
Ministria tërheq vërejtjen se cilado kategori e qytetarëve që merr mesazhin/njoftimin për vaksinim, me rastin e paraqitjes në qendrën e vaksinimit sipas vendbanimit të tij, të ketë me vete dëshmi për kategorinë të cilës i përket.