Nga testimi i 1.648 mostrave konfirmohen 321 raste të reja me koronavirus kurse sot janë shëruar 564 pacientë

Nga testimi i 1.648 mostrave konfirmohen 321 raste të reja me koronavirus kurse sot janë shëruar 564 pacientë

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.648 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 321 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 5 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Numri total i rasteve pozitive është 53.264 raste nga 193.944 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.368 raste të vdekjes. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 564 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 45.000 raste, kurse numri i rasteve aktive është 6.896.

Kontrolloni gjithashtu

Mesazhi i Pashkëve Katolike: Nuk duam vetëvrasjen e kombit

Besimtarët e krishterë po urohen nga autoritetet më të larta për Festën e Pashkëve

Autoritetet më të larta të vendit, kanë uruar besimtarët e krishterë për Festën e Pashkëve. …