Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka publikuar bilancin ditor të viktimave dhe rasteve me koronavirus. Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se në 24 orët e fundit nga 1 mijë e 903 mostra të marra, prej tyre 775 kanë rezultuar pozitiv, kështu duke e çuar në 37 mijë e 28 numrin e përgjithshëm të të infektuarve me koronavirus në Kosovë. Po ashtu sipas IKSHPK-së, gjatë 24 orëve të fundit kanë ndërruar jetë edhe 15 persona të cilët ishin të infektuar nga koronavirus dhe numri i përgjithshëm i viktimave ka arritur në 963. Sipas IKSHPK-së, gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar edhe 553 perona.
