Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 2.281 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 344 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 2 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Numri total i rasteve pozitive është 63.433 raste nga 258.636 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.534 raste të vdekjes. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 230 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 54.891 raste, kurse numri i rasteve aktive është 7.008.
